Kuqezinjtë, shpresa vdes e fundit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Humbja ndaj Serbisë ne ?Elbasan Arena? ka bere qe tashme gjithçka te përqendrohet tek takimi i fundit eliminator ditën e diele ne Armeni. Skuadra e De Biasit, nuk shfrytëzoi as dhuratën qe i beri Portugalia, duke mundur Danimarkën, ndërsa ka humbur çdo shans për nje kualifikim si skuadra me e mire ne vend te trete ne te gjitha grupet. Listën e kryeson tashme skuadra e Hungarisë me 15 pike e ndjekur nga Ukraina me dy dhe tre pike me pak. Ne renditjen e Grupit I, Portugalia ka prere biletën ne evropian pas fitores ndaj skandinaveve, ndërsa kryeson grupin ne kuotën e 18 pikëve. Danimarka mban vendin e dyte me 12 pike, një me shume se Shqipëria. Pasi i ka përfunduar te gjitha takimet eliminatore, skuadra e Morten Olsen shpreson ne nje ndalese te Shqipërisë ne Yerevan qofte humbje, por edhe barazim ndërkohe qe kuqezinjve u duhet vetëm fitore. Ne rast se nuk do te arrije te dielën ne orën 18:00 kualifikimin direkt, diçka qe tashme e ka vete ne dore, atëherë skuadra e De Biasit i duhet te zhvilloje 180 minutat e play-off-it, ne dy takime vajtje ardhje. Te kundërshtaret e play-off-it futen kundërshtare mjaft te vështire si Ukraina, Irlanda, Kroacia, Suedia, Sllovenia Izraeli dhe Turqia.

Recommended