Rama takon Cipras në New York - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çështjet e hapura mes Shqipërisë e Greqisë dominuan një takim te kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij grek Alexis Cipras, ne Nju Jork. Sipas njoftimit te qeverise greke, Cipras theksoi nevojën e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve bazuar ne ligjin ndërkombëtar dhe respektin e përbashkët. Shefi i qeverise greke kërkoi respektimin e te drejtave te minoritetit grek dhe te besimit te tij fetar, duke vlerësuar rolin e kryepeshkopit Anastas. Ai tha se këto takime ndikojnë vetëm ne forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.Aleksis Cipras:Është shume i rëndësishëm shansi qe ne kemi për te shkëmbyer pikëpamjet tona. Siç e dini shtetet tona kane marrëdhënie te hershme nderfqinjesore dhe qëllimi ynë është t?i forcojmë marrëdhëniet përmes thellimit te bashkëpunimit.?Bisedimet mes dy kryeministrave u paraprinë nga një takim, ku Rama, Cipras e Kocias kane shkëmbyer dhe batuta mes tyre:Cipras: Ke qene basketbollist?Rama: Po kam luajtur me Dinamon dhe ne kombëtare,por nuk luajta kurrë kundër GreqisëKocias: Ishte gabim!Rama: Por kemi luajtur me ekipe. Erdhi Aris, Panathinajkos, por luajtën me tjetër ekip, me kampionet e Shqipërie.Cipras: Kush skuadër?Rama: Ne ishim te dytët, por kampion ishte Partizani. Erdhi te luante edhe Nikos Galis.Kocias: Ishte tjetër Niko, jo ai qe thua ti.Cipras: Nuk ishte kaq i shëndoshë sa ty.Ne fund te këtij takimi, kryeministri shqiptar Edi Rama ftoi homologun grek për te vizituar Tiranën.