“Don Giovanni” rikthehet në TKOB - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Don Giovanni rikthehet në Teatrin e Operës dhe Baletit. E megjithatë, nën një koncept të ri regjisorial, teatri ka preferuar ta quajë këtë opera një premierë. Regjia i është besuar një artisti italian, Mariano Bauduinit, i cili u shpreh se një teatër me pak fonde si ai i Tiranës ka nevojë për shumë pasion.Mariano Bauduin:Ekipi i Teatrit të Operas dhe Baletit më ka mbështetur shumë gjatë gjithë këtyre ditëve. Kam gjetur aprovim në shumë koncepte regjisoriale që kam dashur të sjell për publikun shqiptar. Do të shihni diçka, një Don Giovanni ndryshe në këtë teatër.Nuk do të mungojnë kori dhe artistë si Eva Golemi, Armando Likaj apo Ulpjana Aliaj. Orkestra simfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit do të dirigjohet nga Paolo Carbone, i cili mbërrin për herë të dytë në tiranë.Paolo Carbone:Bashkëpunimi i parë me Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe artistët e këtij institucioni ka qenë mjaft i mirë. Për këtë u riktheva sërish. Por, këtë herë 2 aktet e operas së Moxartit do t?i sjell sa më afër frymës së tij. Po kujdesem shumë që të mos ngjajë si Verdi.Premiera e Don Giovannit do të jetë të hënën më 14 shator, por shfaqja dot ë vijojë përgjatë gjithë javës ne datat 16, 18 dhe 20 shtator në ora 19.00.