Shqipëria sot përballë Danimarkës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja kuqezi do te përballet sonte, ne ndoshta ndeshjen me te rëndësishme te historisë se futbollit shqiptar përballe Danimarkës ne takimin e vlefshëm per eliminatoret e europianit. Te dy skuadrat janë me pike te barabarta ne grupin I, me 10 pike ndërsa kuqezinjtë duken ne nje pozicion me komod edhe për faktin se kane nje ndeshje me pak dhe nje barazim do te ishte tepër i vlefshëm per ta.?Jemi ne një pozicion tepër komod nga me te miret ne historinë e Shqipërisë. Ne kemi edhe nje përballje te vështire me Portugalinë pas disa ditësh, por tani jemi te fokusuar te Danimarka. Jemi ne te njëjtat pozita, e dimë veshtiresine, por besojmë dhe jemi te bindur se do te marrim nje rezultat pozitiv ne Kopenhagën?.Tashme ne nje çështje ne Danimarke është kthyer tifozeria shqiptare. Rreth 8 mije tifoze rrezikojnë te mbeten jashtë stadiumit ?Telia Parken? edhe pse kane dy nënshtetësi dhe kane pasur mundësi ta gjejne nje bilete. Deklarata ka ardhur nga federata daneze e futbollit qe ka bere te ditur se do te lejohen vetëm 2500 tifozë shqiptare ne zonën e përcaktuar per ta dhe jo te përziere me tifozerine vendase. Media daneze ka qene e surprizuar nga nje numer shume i madh tifozësh shqiptare qe kane pritur kuqezinjtë ne aeroport, ndërsa per ketë çështje ka ndërhyre edhe kapiteni i kombëtares Lorik Cana.?Kjo është nje gje e rëndësishme per ne te kesh kaq shume mbështetje. Ne kemi te njëjtën ëndërr me ta. Jemi krenar për mbështetjen e tyre. Formacioni i mundshëm i Shqipërisë është Berisha, Xhimshiti, Ajeti, Cana, Agolli, Kukeli, Xhaka, Abrashi Gashi, Lenjani, Cikalleshi .Takimi do te luhet ne orën 20-45 dhe do te drejtohet nga nje treshe gjyqtaresh me kryesor skocezin Uiliam Kollum?.