Kërkohet lirimi i Mark Frrokut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Avokatet mbrojtës të Mark Frrokut kërkuan lirimin e klientit të tyre, pasi pretendojnë se shteti belg nuk ka sjelle asnjë material lidhur me gjendjen e veprimeve penale, për të cilat akuzohet deputeti. Sipas mbrojtësit ligjor Saimir Visha edhe pse kanë kaluar katër muaj që klienti i tyre mbahet nen masa sigurimi, ende nuk ka një vendim për transferimin e çështjes së vrasjes nga Belgjika ne Shqipëri. Duke mos pasur asnjë material apo vendim të tille, Frroku sipas Vishës duhet të lirohet. Avokati tha se ka kërkuar lirimin e klientit të tyre edhe me garanci pasurore, por edhe që të kenë mundësi të ndjekin procesin gjyqësor ne Belgjike. Ndalimi i klientit të tyre sipas mbrojtjes është bere ne kundërshtim me ligjin dhe për dy akuza, ne të cilat ai duhet të përgjigjet ne një shtet tjetër.

Recommended