Reagimet për Gjykatën Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti ndërkombëtar vlerëson votimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, si një hap përpara të shtetit më të ri në Ballkan në procesin eruointegrues. Përfaqësuesja për politike të jashtme të unionit, ka deklaruar se vota për themelimin e këtij institucioni është hap i rëndësishme për vendosje ne drejtësisë dhe imazhin e Kosovës. Mongerini tha se Kosova do të këtë gjithë asistencën e unionit për hetimin e këtyre krimeve.?Miratimi i amendameteve për ndryshimet kushtetuese qe i hapin rruge themelimit te Gjykatës Speciale është një hap i rëndësishëm për t?u përballur me akuzat serioze të ngritura dhe në raportin e Këshillit te Evropës. Duke e njohur dhe vështirësinë e këtij hapi, nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, mund të them se është një shenjë përgjegjësie vendosja e drejtësisë dhe të vërtetës dhe një hap përpara i Kosovës në rrugën evropiane?.Themelimi i Gjykatës Speciale është përshëndetur dhe nga Ambasada Amerikane dhe ajo e BE-së në Prishtinë. Përmes një deklarate të përbashkët, ata thanë se ky ishte një hap i rëndësishëm në rrugën Euro-Atlantike të Kosovës. Me këtë vendim, thuhet ne qëndrimin e tyre se qeveria e Kosovës dhe kuvendi, kanë treguar përkushtimin e tyre për sundimin e ligjit dhe për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjykata Speciale u votua në kuvend me 82 vota pro. Ky institucion do të merret me hetimin e krimeve të kryera nga UÇK-ja, gjatë luftës së vitit 1999.