Plazhi i harruar i Gjeneralit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plazhi i Gjeneralit, një cope e fshehur e bregut te Adriatikut, është destinacioni i pushuesve ditore. Ai tërheq shqiptare te huaj, pasi ofron privatësi, është larg zonave urbane dhe i ka shpëtuar deri tani ndotjes. Ne vend te betonit, ka hotele te ndërtuara me dru. Investimet nga pushteti lokal ne ketë zone janë zero. Nuk ka infermiere dhe police, por megjithatë konsiderohet si plazh i qete. Kjo hapësire është publike, por administrohet nga privatet dhe nuk ke fat te gjesh një vend nëse merr çadre nga shtëpia. Për te ardhur deri ne destinacion, turistet përballen me gropat e rrugës qe është e asfaltuar, por është prishur. Plazhit te Gjeneralit i ka ardhur edhe një mysafir, analisti i njohur nga Kosova Milaim Zeka. Pushimet në plazhin e Gjeneralit ka vendosur t?i kalojë edhe një familje shqiptaro-amerikane, e cila ka ardhur nga Neë Yorku për të pushuar në vendin tonë. Ata shqetësohen nga mbeturinat qe hedhin pushuesit. Nardi Xhemani, administratori i subjektit që operon në këtë plazh, shprehet se prej 10 vitesh është përpjekur ta mirëmbajmë zonën. Ai thotë se ka hapur puse për ujë te pijshëm. Ndërsa per sa i përket kulinarisë në këtë vend, mund te konsumohen që nga prodhimet e detit, deri te gatimet tradicionale me një çmim të arsyeshëm. Duke qenë se është një zonë në zhvillim, ne plazhin e Gjeneralit ofrohen pak shërbime, mungesën e te cilave pushuesit, nuk e ndjejnë, ndryshe ata qe kane qene njëherë, nuk do vinin prape këtu.

Recommended