Pezullohen lejet e ndërtimit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës nuk do të japë më leje ndërtimi. Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka deklaruar se pezullimi vendoset deri në momentin e projektimit të planit të ri zhvillimor për Tiranën e re. ?Nga sot pezullohen lejet e ndërtimit deri në planin afatgjatë të zhvillimit. Inspektorati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake do bëjnë verifikimin e territorit, ndërtimeve pa leje, si dhe auditin e lejeve për të siguruar që nëse ka parregullsi të trajtohen ligjërisht.?Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Ministren e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, kryebashkiaku tha se brenda një viti, Tirana të ketë një plan të mirëfilltë zhvillimor, që do të përfshijë jo vetëm sipërfaqen brenda vijës së verdhë, por edhe zonat rurale.?Planin ezkistues për Bashkinë e vjetër nga sot nuk është në fuqi. sepse sot Tirana është një entitet tjetër. Nuk bëhet fjalë se ku do të ndërtohen pallatet e reja, pork u do të jenë parqet, zonat ekonomike, ato bujqësore. Do kalojmë nga logjika e planeve të lejeve në atë zhvillimor.?Të konkaktuar nga Vizion Plus, drejtues të shoqatës se ndërtuesve shprehen kundër pezullimit të dhënies së lejeve të ndërtimit, pasi kjo jo vetëm bllokon punën e tyre, por edhe zhvillimin e ekonomisë. Ata shprehen të hapur për bisedime, nëse Bashkia zyrtarizon një vendim të tillë.

Recommended