Nesër Veliaj merr detyrën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga e enjtja, Tirana do të ketë zyrtarisht kryetarin e ri të Bashkisë. Erion Veliaj, do të niset nga selia e Partisë Socialiste dhe në këmbë do t?i drejtohet Bashkisë, që gjendet fare pranë. Në hyrje, do ta presë Nënkryetari në detyrë i Bashkisë Enno Bozdo, i cili do t?i dorëzojë kryetarit të ri gjithë dokumentacionin, informacion dhe dosjet e përgatitura për vijimin e punës së institucionit. Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, do të jetë të paktë të ftuarit, nisur edhe nga hapësira e vogël e sallës ku do të zhvillohet ceremonia. Veliaj do të bëjë betimin para përfaqësuesve të 4 besimeve fetare. Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. do të thirret nga Sekretari i Bashkisë, konform ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore. Në fillim të mbledhjes, që pritet të nisë në orën 10:00, do të zgjidhet Komisioni i Mandateve, i cili do të hartojë një raport që më pas miratohet nga Këshilli. Pas këtij moment, 61 këshilltarët e Bashkisë do të bëjnë betimin dhe do të përfshihen në procesin e zgjedhjes së kreut të Këshillit Bashkiak dhe nënkryetari të tij. Më pas, Erion Veliajt do të betohet si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në fund, do të zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë Këshillin Bashkiak në Këshillin e Qarkut të Tiranës. Erion Veliaj, do të asistohet në punën e tij nga disa nënkryetarë. Mësohet se të gjitha partitë pjesë e koalicionit të majtë, do të kenë nga një nënkryetar. Kështu, është përcaktuar që LSI të përfaqësohet nga Brunilda Paskali, aktualisht Zv/Ministre e Ekonomisë. Ndërsa FRD e ish-Presidentit Bamir Topi, do të ketë Andi Seferin në postin e numrit dy të Bashkisë. Nënkryetar të Bashkisë do të ketë edhe PDIU e Shpëtim Idrizit. Partia Socialiste, forca kryesore politike e koalicionit, do të përfaqësohet nga 1 ose 2 nënkryetarë.

Recommended