Skënderbeu luan sfidën e parë ndaj Milsamit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skënderbeu do te përballet sot ne orën 19:00 ne takimin e pare te vlefshëm për raundin e trete kualifikues te Uefa Champions League kundër Milsami Orhei. Nje skuadër e re e krijuar ne vitin 2005, kampion per here te pare sezonin e kaluar qe mori vëmendjen vetem kur eliminoi ne mënyrë surprize Ludogorec prej disa vitesh ne krye te futbollit bullgar. Për këtë arsye takimi i pare qe luhet ne kryeqytetin e Kishinou ne stadiumin Zimbru behet shume i vështire, ndërsa skuadra moldave niset e favorizuar nga shoqëritë ndërkombëtare te basteve per këtë ndeshje. Me një skeme 4-3-2-1, tekniku Josa pritet te hedh ne fushe nje formacion me Shehin ne porte, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi ne mbrojtje, Lilaj, Shkembi, Nimaga, Latifi, Berisha dhe Salihi. I vetmi dyshim është Lilaj qe mund te zëvendësohet nga braziliani Eskuardinja. Korçaret shpresojnë sot ne nje rezultat pozitiv per ta bere gjithçka e me te lehte ne ndeshjen e kthimit qe luhet pas një jave dhe ku nje ndihme e madhe pritet te jete lojtari i 12 qe është tifozeria e zjarrte vendase. Ne rast se do te kualifikohet atëherë skuadra e Joses kalon ne raundin e play-off-it, nje tur qe do te transmetohet ekskluzivisht dhe drejtpërdrejt për te gjithë tifozët shqiptare ne Vizion Plus dhe Platformën Tring.

Recommended