AMC behet T-Mobile - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çaste që na lidhin...Kjo do të jetë logoja e re e një prej markave më të mëdha në botë e cila tashmë zyrtarisht ka hyrë edhe në Shqipëri. Rrjeti më i vjetër i telekomunikacionit në Shqipëri, kompania AMC, sot është shndërruar në T-mobile. Rrjeti gjigand gjerman Deutche Telekom tashmë do të sjellë për qytetarët shqiptarë shërbime të njëjta siç kanë qytetarët në europë.Ne duam një të ardhme ndryshe. Tani po kthejmë një faqe. Ndryshimi ndodhi sot, sot ne po bëhemi T-mobile. Vetëm në 2015-ën kemi planifkimuar të investojmë 41 milion euro dhe 48 milion të tjera për vitin 2017 deri në 2019-ën. Gjithsej ne kemi investuar në Shqipëri në 20 vite 600 milion Euro, çka na bën ndër investitorët më të fuqishëm këtu.Futjen e teknologjisë moderne të rrjetit Deutche Telekom Kryeministri Rama e konsideroi një hyrje në teknologjinë europiane, duke shperfillur burokracinë e Brukselit.Klaus Muller, drejtori i operacioneve për Europën i Deutche Telekom duke shpjeguar inovacionin teknologjik që T-mobile do të futë në Shqipëri, tha se synimi i firmës është që në të ardhmen të marrë vendin e parë në Europë. Deutche Telekom është një nga kompanitë lider në botë në fushën e komunikimit me rreth 150 milion abonentë dhe 228 mijë të punësuar. Gjatë 2014-ës buxheti i kësaj firme numërohej të sillte 62.7 miliardë euro dhe më shumë se gjysma e këtyre parave u investua jashtë Gjermanisë. Logoja e re : Çaste që na lidhin, flet për lidhjen e njerëzve me njeri-tjetrin dhe frymën që ajo kërkon të futë në Shqipëri, duke sjellë teknologji dhe tarifa të ulta pavarësisht largësisë.

Recommended