Gjendet trupi i 17-vjeçarit që u mbyt në Osum - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 17-vjeçarit, Ridvan Broka. Ai humbi jetën teksa lahej në ujërat e lumit Osum me bashkëmoshatarin Luan Demiraj, trupi i te cilit u gjet menjëherë pas ngjarjes. Trupi i 17-vjeçarit u zbulua disa metra nga vendi ku u mbyt. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e quajtur ?Pllakat? e lumit në lagjen Uznovë, ku dy djemtë kanë hyrë në lumë për t?u larë, pa mundur të dalin prej andej. Pjesë e kërkimeve janë bërë edhe banorët e zonës. Dy te rinjtë ishin shokë prej vitesh dhe së bashku kishin vendosur për t?u freskuar në ujërat e lumit Osum. Në vendngjarje, policia fillimisht gjeti rrobat e tyre në breg si dhe motorin, me të cilin ata kishin shkuar deri atje. Zona ku humbën jetën dy të rinjtë, konsiderohet si një nga më të rrezikshmet e lumit Osum, për shkak të gropave të thella.

Recommended