Parlamenti grek, miraton planin e reformave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm me mbështetjen e opozitës kryeministri Cipras arriti të kalonte me 229 vota pro planin e reformave për marrjen e ndihmës prej 86 miliardë eurosh nga unioni dhe qëndrimin e Greqisë në eurozonë. Ky plan masash kaloi për votim pas një debati të ashpër pas mesnate dhe shënoi dhe një përçarje brenda deputetëve të shumicës. Të paktën 30 prej tyre votuan kundër këtij plani. Kryeministri Cipras dhe Ministri i Financave deklaruan në kuvend se paketa e reformave ishte një zgjedhje e detyruar per Athinën zyrtare. Aleksis Cipras: Unë e pranoj se plani i reformave është shumë i ashpër dhe unë nuk pajtohem me të. Unë personalisht nuk besoj se ky plan do të ndihmojë ekonominë greke dhe e them hapur. Por unë gjithashtu nënvizoj se ne duhet ta miratojmë këtë plan sepse ai është i domosdoshëm për shmangien e falimentimit të shtetit dhe qëndrimin e Greqisë në eurozonë.Euklid Tsakalotos: E hëna ishte dita më e vështirë e jetës sime. Marrëveshja do me mbesë në ndërgjegje gjithë jetën. Por Greqia nuk kishte zgjidhje tjetër veç aprovimit të këtij pakti.Ndërsa ne kuvend votohej programi antikrize, jashtë parlamentit qindra tubues u përleshen me policinë. Situata përshkallëzoi ndërsa forcat e rendit kanë tentuar të shpërndajnë tubuesit. Demonstruesit kanë përdorur dhe bomba artizanale, ndërsa policia i është përgjigjur me shkopinj gome e ujë me presion. Të paktën 40 persona janë arrestuar nga uniformat blu. Votimi i paketës se reformave i hap rruge marrjes së borxhit pre 86 miliardë eurosh nga kreditoret ndërkombëtar, qe pritet te riktheje ne shina ekonominë greke.

Recommended