Turizmi në Theth pas vrasjes së turistëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turistët cekë pavarësisht ngjarjes së rëndë mbrëmjen e 3 korrikut ku humben jetën Mikael Svatos dhe Ana Kosinova, vazhdojnë të eksplorojnë alpet e Shqipërisë. Jiri Nastoupil është thotë se edhe pse ngjarja ishte shume e rëndë ai nuk ndihet i frikësuar. Nastoupil shprehet se vrasja e çiftit nuk do te ndikoje negativisht ne turizëm.Jiri Nastoupil:Jam nga Çekia dhe kjo është hera e parë që vizitoj Thethin. Për vrasjen e dy cekeve disa dire ne pare e mësuam nga mediat gjate kohës qe po vinim këtu. Fillimisht menduam ta ndërronim dhe të iknim por në Rumani, por një ditë më pas mësuam që vrasësi ishte kapur nga policia. Më pas i thamë vetës, kjo është diçka që mund të ndodhë në çdo vend të botës kështu që gjithçka është në rregull.Vizion Plus ka bërë një vëzhgim në Theth ne vendin ku kaluan natën çifti i turisteve çeke përpara se të vriteshin. I zoti i shtëpisë Gjergj Harusha dhe djali i tij tregojnë bisedat e fundit qe kane bere me ta. Vrasja e dy turisteve çeke ka bere qe policia te përforcoje masat. Ne Theth është vendosur nje patrulle policie prej katër efektivesh.

Recommended