KQZ rrëzon LSI për Vorën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e LSI për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë. Kryekomisionerja Lefterie Luzi, para votimit tha se nuk është KQZ institucioni që mund të japë një vendim mbi lëvizjet e zgjedhësve nga njëra Bashki në tjetrën. Për Ylli Manjanin e LSI-së, e vetmja fitore në këtë përballje ishte fakti se KQZ pranoi parimisht se ka pasur shtim të votuesve në listat e Vorës. Gjatë diskutimit të çështjes, përfaqësues të LSI-së thanë se nuk dyshojnë në transparencën e zgjedhjeve në Vorë, por në ndershmërinë e procesit në vetvete. LSI pretendon se nga shtatori i vitit 2014 deri në maj të këtij viti janë shtuar 745 zgjedhës fiktivë në listat e Bashkisë Vorë, nga të cilët rezultojne te kene votuar 420 persona. Kërkesën për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Vorë për shkak të ndryshimeve në listën e zgjedhësve, përfaqësuesi i PD, i konsideroi si etapë të tejkaluar. LSI pritet që vendimin e KQZ ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, ku do të paraqesë të njëjtën kërkesë për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në Vorë.

Recommended