Shaqiri kërkon falje për foton - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje foto e bere me Imamin e Xhamisë se Prishtinës, e ka përfshire ne polemika te shumta, yllin e Interit Xherdan Shaqiri. Talenti kosovar që luan për kombëtaren e Zvicrës, gjatë pushimeve të fundit në Kosove, ka pasur edhe një takim me imamin Shefqet Krasniqi. Deri këtu në fakt, nuk ka asgjë të keqe, por të mos kishte qenë për kërkimet me te detajuara të mediave italiane, të cilat kanë publikuar edhe lajmin e shtatorit të vitit të kaluar, kur Imami i Xhamisë së Prishtinës, Shefqet Krasniqi, u ndalua nga policia ne kuadër të një hetimi për terrorizëm ndërkombëtar dhe nxitje të urrejtjes mbi baza fetare. Fakti që kjo foto ka bërë xhiron e faqeve ne internet dhe mediave sportive italiane, e ka detyruar Xherdan Shaqirin të bëjë një sqarim konkret .? Nuk e njihja imamin e xhamisë së Prishtinës. M?u prezantua si një tifoz si gjithë të tjerët dhe më kërkoj të bënim një foto. Në Kosove ndodh shpesh të më kërkojnë foto. Nuk mund t?i kërkoje precedentët penal kujtdo qe kërkon te beje foto me mua, por nuk isha as ne dijeni te faktit qe Imami ishte i lidhur me hetime kundër terrorizmit?, shkruante mes te tjerash ne sqarimin e tij ne Facebook Xherdan Shaqiri, i cili njihet gjerësisht si një besimtar i devotshëm mysliman.

Recommended