Zaev bojkoton Brukselin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rikthehet tensioni politik në Maqedoni, ndërsa lideri i opozitës Zoran Zaev ka deklaruar publikisht se do të bojkotojë takimi me Gruevksin më 10 qershor në Bruksel. Këtë qëndrim kreu i LSDM-së e mbajti në Shkup, pas fjalës së komisionerit han se zgjedhjet ne Maqedoni kane qene te drejta. Sipas Zaev këtë nuk e thotë as raporti i OSBE-së, por njëkohësisht rrezohet edhe nga telefonatat e përgjuara.Zoran Zaev:Bëj me dije se nuk do të marr pjesë në mbledhjen e caktuar me euro-komisionerit Han, më 10 qershor në Bruksel. Deklarata në Uashington nga ana e komisionerit për zgjerim të BE-së, përmban elemente tendencioze dhe është e papërshtatshme për periudhën përgatitore, para mbledhjes në Bruksel. Ky është nje vlerësim befasues. As OSBE/ODIHR, as Bashkimi Evropian deri tani nuk kanë konstatuar se raporti për zgjedhjet në Maqedoni është pozitiv.Më herët, komisioneri për zgjerimin ne BE, Johannes Hahn, duke folur në këshillin atlantik në Uashington, i drejtoi një tjetër apel liderëve ne Maqedoni te zgjidhin krizën politike, pasi ne te kundërt rrezikohet perspektiva europiane e vendit. Ne fjalën e tij Han tha se sipas raportit te OSBE- ODIRIT procesi i fundit zgjedhor ne vend ka qene i drejt dhe ne respekt te standardeve demokratike. Me 2 qershor, pas rreth 8 ore bisedime te ndara me katër liderët e forcave me te mëdha politike ne Maqedoni, palet arritën nje marrëveshje per shpalljen e zgjedhjeve te reja parlamentare ne prill te vitit 2016. Ata caktuan 10 qershorin si raundin e dyte te bisedimeve ne Bruksel, per te përcaktuar formulën per qeverinë qe do te drejtonte vendin deri ne organizimin e procesit te ri zgjedhor.

Recommended