Rrëfimi i Zoran Zaev në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev deklaron ne nje interviste te posaçme per Vizion Plus, se nëse ai vjen ne pushtet, njeri nga postet me te rëndësishme, kryeministri, presidenti ose kryetari i kuvendit mund t?u besohet shqiptareve. Njeriu qe ka shkaktuar termet politike ne Maqedoni pranon se nder shqiptaret kane politikane dhe intelektuale me peshe. ?Sigurisht, nëse personi në fjalë ka potencial, atëherë kjo gjë duhet të ndodhë në mënyrë natyrale dhe jo për shkak se kështu është rënë dakord. Aktualisht, shumë aspekte të zgjidhjes së krizës politike varen nga përfaqësuesit shqiptarë, por jo vetëm prej tyre. Ato varen edhe nga qytetarët shqiptarë dhe pakica të tjera në vendin tonë. Kështu që le ta lëmë këtë gjë të ndodhë në mënyrë natyrale, dhe kështu do të ndodhë, sepse në vendin tonë ka intelektualë dhe politikanë me peshë nga të gjitha grupet etnike. Nëse këmbëngulim që të ketë negociata për poste të caktuara, atëherë kjo gjë nuk do të arrihet kurrë. Nëse e lëmë të ndodhë në mënyrë natyrale, atëherë në mënyrë natyrale do të ndodhë?.Kreu i LSDM se vazhdon te këmbëngule ne largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ne krijimin e nje qeverie te përkohshme me baze te gjere. E deri sa te ndodhë kjo, Zaev premton se do te vazhdoje te nxjerre ne drite skandale te reja nëpërmjet përgjimeve. Ai thotë se ka materiale te bollshme edhe per dy vjet. Teksa shpjegon mekanizimin e zbardhjes se bisedave te përgjuara, Zaev shprehet se çdo gje i duhet ta dëgjoje vete përpara publikimit.?Kam qene i detyruar ta bëj këtë gjë, sepse ishte mjaft e rrezikshme, pasi aty kishte përmbajtje të shumtë personale. 70% e atyre përgjimeve lidhen me opozitarët apo me ata që nuk bien dakord me qeverinë. Vetëm 25% kanë të bëjnë me disa ministri të qeverisë, me disa media të lidhura me qeverinë apo me disa biznese të lidhura me të. Dhe këto materiale që u përkasin personave nga opozita apo pozita, janë personale dhe janë mjaft delikate për mua. Është po ashtu e pamundur qëtë dëgjohen gjithë këto materiale. Kemi një sistem kërkimi. Futim në kërkim numrin e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit për të dhëna specifike, se çfarë ngjarjesh kanë ndodhur dhe kështu ndërtojmë një çështje. Kështu veprojmë?.Ngjarja e Kumanovës per liderin e opozitës, ishte e organizuar nga segmente te shtetit, ne këmbim te shumave te mëdha te parave.?Në rastin e Kumanovës, kishim të bënim me një grup kriminel që shfrytëzoi këtë situatë dobësie në vendin tonë dhe sulmoi, duke u angazhuar në këmbim të parave apo në këmbim të ndonjë oferte tjetër. Kjo është konfirmuar me anë të shumë deklaratave, që lidhin sistemin tonë të sigurisë me këtë grup. Deklaratat e shumta që janë bërë e konfirmojnë këtë lidhje, madje edhe nga ata persona që mbahen të burgosur tani dhe që ishin me grupin në Kumanovë. Ata i përmendën në deklaratat e tyre këto lidhje?.Zoran Zaev apelon për zbatimin e plote te Marrëveshjes se ...

Recommended