KQZ “mban” kandidatin e Këlcyrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ditë pas takimit të ambasadorit amerikan Donald Lu me anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u theksua se dekriminalizimi është një proces me rëndësi për demokracinë shqiptare, institucioni përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, nuk ka çregjistruar kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë Këlcyrë. KQZ la në fuqi vendimin që kandidati Gentian Muhameti, të jetë kandidat i opozitës për Këlcyrën, deri në verifikimin nga organet e drejtësisë shqiptare të një dëshmie penaliteti e lëshuar nga shteti italian, e cila u prezantua në KQZ nga avokati i Muhametit. PD kërkon që kandidati i saj të çregjistrohet nga KQZ si përfaqësues i saj në garën e 21 qershorit, pasi nuk ka pranuar të bëhet verifikimi i të kaluarës së tij. Kërkesa e PD u konsiderua si e paarsyeshme nga avokati i kandidatit për Bashkinë Këlcyrë. Anëtarët e KQZ pranuan se Kodi Zgjedhor nuk ka asnjë përcaktim të raste të tilla dhe për pasojë kërkuan verifikim të dokumenteve të përcjella nga avokati. Më herët, përfaqësues i PDIU-së në KQZ ka vlerësuar si të paligjshëm vendimin e marrë një ditë më parë, i cili nuk i siguroi këtij subjekti një anëtar në Grupin e Numërimit të Votave.