Basha: Krizën e zgjidh vota - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimi me te rinjtë e qytetit te Lushnjës është shfrytëzuar nga lideri i opozitës Lulzim Basha, per t?iu kundërpërgjigjur akuzave te kundërshtarit politik. Edhe pse ne 21 qershor do te mbahen zgjedhjet lokale, Basha ka theksuar se ky është momenti i duhur per te folur per taksat, ekonominë dhe papunësinë, pasi te gjitha këto jane probleme qe shqetësojnë qytetaret.?Sulmet ndaj opozitës, sulmet ndaj meje çfarë tregojnë? Se nuk kanë ofertë, nuk kanë zgjidhje për ju. Thonë Basha flet për taksën e sheshtë e për rritje të rrogave e të pensioneve e për ulje e çmimit të energjisë ork y nuk është momenti i duhur. Po kur është momenti i duhur, në qoftë se nuk është sot, kur papunësia rinore ka arritur 40%, kur papunësia kombëtare është 20%, kur mjerimi është pesëfishuar, kur çmimet janë rritur, kur nafta është më e shtrenja në Europë, kur energjia elektrike është kthyer në një makth për çdo familje?! Cilat janë prioritete, nëse jo këto çështje?! E pra, sot ju them se për ne, prioriteti numër 1 është punësimi, lufta kundër varfërisë, lufta për paga të larta, pensione të lart, për punë dhe dinjitet, asnjë prioritet tjetër nuk kemi mbi këto.?Per kryetarin e demokrateve ne 21 qershor mazhoranca nuk ka pushtetin e numrave te deputeteve per te rrezuar propozimet e opozitës qe zgjidhin krizën ne ekonomi; dhe u takon qytetareve te vendosin se cilën platformë duan.?Në 21 qershor, këta nuk i kanë kartonat, kartonat i ka populli dhe me kartonat e popullit ne do ta ulim 25% çmimin e energjisë dhe do falim kamatë-vonesat për të gjithë shqiptarët. Ne do ta bëjmë Shqipërinë vendin me taksën më të ulët në Ballkan. Uljen e tarifave për të gjitha universitetet dhe për të rihapur filialet e universiteteve publike kudo ku ato janë mbyllur. Oligarkia nuk do të na ndalë dot për rritjen e rrogave, për rritjen e pensioneve, për rikthimin në listën e ndihmës ekonomike të të gjithë personave të larguar me të padrejtë, për kompesimin me vlerë tregu të gjithë objekteve të prishura në mënyrë të paligjshme.?Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua dhe me banorë të Çermës në Lushnjë. Mungesa e subvencioneve për bujqësinë dhe rritja e kostos së punimit të tokës përmes rritjes së çmimit të energjisë dhe karburantit kanë qenë shqetësimet e paraqitura nga banorët. Ulje e çmimit të energjisë dhe taksës së qarkullimit, subvencione për fermerët janë prioritete për PD, theksoi z. Basha.
Recommended