Rama ironizon punën e paraardhësve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mburrjen e qeveritarëve të Partisë Demokratike se u ndërtuan 10 mijë kilometra rrugë, kryeministri Edi Rama, e konsideroi si pune gjysmake. Nga Lushnja, ku prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie Fatos Tushe, kreu i qeverisë tha se qeverisja vendore kërkon administratorë dhe jo punonjës partie. Kreu i grupit parlamentar socialist, në mbështetje të reformave të qeverisë Rama u shpreh se barra e ndryshimeve të mëdha u ka rene gjithë qeverisjeve te majta. Takimi me banorët e Lushnjës, nuk kaloi pa batuta mes kryeministrit dhe deputetit të zonës Arben Çuko. Kandidati i koalicionit të majtës sipas kryeministrit Rama do të punojë për të vijuar projektet e nisura dhe për ta shndërruar Lushnjën në Bashki të zhvilluar.

Recommended