Ekspozita “Letra të djegura” në Akademinë e Arteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rosario Mele është konsideruar si artisti, veprat e të cilit nuk mund të kenë kopje të tjera. Materiali i përdorur, jo vetëm NUK lejon që një vepër të jetë e ngjashme me një tjetër, por duke qenë se ky material i ka humbur gjurmët prej më shumë se tridhjetë vjetësh në tregun botëror, do të ishte e pamundur edhe për vetë artistin, kur t?i mbaronin rezervat, të mund të vazhdonte me krijimin e ?Letrave të Djegura?. Nuk duhet të gënjeheni nga termi ?Letra të Djegura?, emri i vetë ekspozitës që merr jetë këtë te hënë në galerinë FAB në kryeqytet. Nuk ka asgjë të djegur në këtë ekspozitë edhe pse quhet ?Letra të djegura?! Në fakt, bëhet fjalë për përzierje ngjyrash me dyll: përzierje të ideuara nga autori, që reagojnë gjithmonë ndryshe kur sulmohen nga ?zjarri?. Është një teknikë e veçantë që nuk mund të kopjohet, një teknikë e cila është krijuar edhe gjatë udhëtimit të artistit të Afrikë. Ngjyrat unike dhe të papërsëritshme bashkuar në formatin e pikturës dhe artit me reliev me hije misterioze dhe kontraste surrealiste bashkohen në këtë ekspozitë ku përcillen grafite, telajo dhe skulptura. Rosario Mele vjen për herë të parë në Shqipëri. Ekspozita përcjell vetëm pak nga punët e ekspozuara të këtij autori në të gjithë botën. Elena Micheli është përpjekur të zgjedhë ato që rrëfejnë më së shumti krijimtarinë e tij unike dhe të papërsëritshme. Ne kemi përzgjedhur punët më të unikale të Meles, në mënyrë që në këtë rrugëtim tonin të vijë origjinaliteti i këtij artisti. Është një rrugëtim që do të vijojë pas ekspozimit në Shqipëri edhe në vendet ballkanike. Ekspozita me punimet e Meles, autorit që shkëlqimin e tij e pati në vitet ?60, por që arti i tij flet bukur edhe pas ndarjes së tij nga jeta, do të jetë e hapur deri më datën 13 prill në Akademinë e Arteve.

Recommended