Arrestohet anëtari i bandës së tritolit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje hetim i nisur nga te dhënat ne rruge operative është finalizuar me një të arrestuar dhe sekuestrimin e 20 kilogramëve lëndë eksplozive c4. Policia e Durrësit vuri në pranga mesnatën e të premtes nje të ri, qe dyshohet se eshte anëtar i bandës qe kryente ekzekutime me shpërthim eksplozivi, të drejtuar nga vrasësi me pagesë Julian Sinanaj. Fjala është për 25 vjecarin Fatjon Mexhaj nga Vora, i cili u prangos ne flagrance, në afërsi te Sukthit, teksa po transportonte 19 kallëpe të lendes eksplozive me një peshe 20 kg. Policia bëri të ditur se lënda e rrezikshme ishte përgatitur gati per shpërthim. Ajo ishte e lidhur me kapsollat detonatorë. Dyshimet për një rrjet trafiku u shtuan, pasi Fatjon Mexhaj është vëllai i Albin Mexhaj, i arrestuar kohe me pare si anëtar i bandës se tritolit, qe furnizonte me arme dhe lende shpërthyese vrasësin me pagese Julian Sinanaj. Vetë Fatjon Mexhaj ka mohuar që të kishte lidhje me Sinanaj, duke pretenduar se e kishte bërë gati eksplozivin C4 për peshkim. Por sipas policisë, Mexhaj është me person me precedentë penal dhe se ka lidhje me elemente të inkriminuar. Në të paktën dy raste vëllai i tij dyshohet se i ka siguruar Julian Sinanajt lëndën shpërthyese, ndaj dy të rinjtë do të përballen me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe trafikim armesh dhe municionesh luftarake, ne bashkëpunim. Policia ndërkohë është duke punuar per te zbardhur destinacionin e lendes eksplozive.

Recommended