Opozita: Dorëheqja e Metës, hetim i pavarur - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e Ilir Metës ne seance plenare për shkak te vizitës ne Zvicër, ka bere qe opozita te ndryshoje taktike. Këtë here demokratet nuk kane bllokuar foltoren e kuvendit dhe nuk i kane krijuar vështirësi ne drejtimin e seancës nënkryetarit Vangjel Dule edhe pse nuk janë tërhequr nga kërkesa per dorëheqjen e Ilir Metës.Eduard Halimi:Vetëm hetimi i pavarur dhe i paanshëm do te sjelle një parlament normal dhe nje paqe sociale. Deri ne ate dite ne do te jemi me qytetaret do t?i paraprijnë ata, sepse pesha e krimit nuk mund te rendoje me mbi shpatullat e qytetareveAshtu siç kane ndodhur edhe ne mbledhjet e komisioneve demokratet kane bojkotuar kuvendin per t?iu bashkuar protestës jashtë ambienteve te parlamentitTaulant Balla:Ne respektojmë çdo protestues, por nuk mund të protestojnë vetëm dy protestues, të cilët nuk kanë asnjë lloj të drejte morale, politike për të protestuar, protestuesin Sali dhe protestuesin Lul. Madje, sot protestuesi Sali, duke e parë që ishin vetëm drejtorët e Bashkisë Tiranë, punonjësit e çerdheve të Tiranës dhe ish drejtorët e shkarkuar për korrupsion, nuk denjoi as të shkonte t?i takonte por ndoti shkallët e Parlamentit me deklaratën e radhës për histori filmike dhe për ato deklaratat e sëmura të tij, të cilat nuk kanë asnjë vlerë për qytetarët shqiptarë.Por pavarësisht mungesës se opozitës ne salle ligjet e qeverise nuk kane kaluar pa kritika. Ka qene kryetarja e Komisionit te Jashtëm Arta Dade, e cila ka shprehur pakënaqësi per projekt-ligjin per shërbimin e jashtëm e veçanërisht per nenin 27, i cili heq kuotat e përfaqësimit mes diplomateve te karrierës dhe atyre qe emërohen ambasadore nga jashtë sistemit; dhe ne kete rast klima e tensionuar mes saj e ministrit Ditmir Bushati u duk qarte ne diskutimet per ligjinArta Dade;Shqetësimi im ehte pikërisht nëse ne kemi garantuar parimin e patjetërsueshëm per diplomacinë efektive mbi politiken, per diplomacinë qe zot ka vetëm interesat sublime te vendit e te kombit përmes profesionalizmit, ekspertizës, integritetit, karrierës, kualifikimit. Neni 27 le hapësire per abuzivizemDitmir Bushati;Projekt-ligji gjithashtu synon konsolidimin e sistemit te karrierës diplomatike kur parashikon punësimin ne misione diplomatike dhe ne poste konsullore te personave qe nuk jane pjese e shërbimit. Kjo dispozite nuk është legalizim i VKM se qeverise Berisha.Por pavarësisht rezervave dade respektoi vendimin e grupit parlamentar socialist dhe abstenoi vetëm ne dy nene te këtij ligji por votoi pro tij ne tërësi

Recommended