Protesta e familjes në Fier nga dëmet e “Bankers Petrolium” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Arben Xoxe banor në lagjen Dukas të qytetit të Patosit. Ndonëse është invalid së bashku me gruan dhe një prej fëmijëve të mitur ka bllokuar rrugën që të çon në puset e kompanisë ?Bankers Petrolium?, duke pezulluar për më shumë se një orë qarkullimin e mjeteve të transportit të kompanisë. Prej shtatë vitesh aktiviteti i kompanisë ?Bankres Petrolium? ka bërë që 80 bagëti në fermën e Arben Xoxës që ndodhet pranë puseve të naftës të ngordhin. Por ankesat e tij për mungesën e dëmshpërblimit kanë ranë në vesh të shurdhër. Kamionët e kompanisë naftë nxjerrëse qëndruan disa orë në radhë, ndërsa për largimin e familjes nga rruga është dashur ndërhyrja e policisë. Gjithçka është dokumentuar nga Drejtoria e Bujqësisë në Fier, ndërsa sipas një marrëveshje të nënshkruar ?Bankers Petrolium? detyrohet te kompensoje dëmin e shkaktuar. Nga ana tjetër të kontaktuar nga Vizion Plus drejtuesit e Bankers Petroleum kane mohuar akuzat e Xoxes, duke thënë se shtetasit në fjalë nuk i është shkaktuar asnjë dëm.