Trafiku gjate Dites se Veres - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
14 marsi për shume qytetare ka qene nje dite stresi. Qarkullimi me makine ka qene një torture. Bllokimi i rrugëve për shkak te festimeve te Ditës se Verës ka krijuar nje varg makinash ne rrugët kryesore te Tiranës. Ne thuajse te gjitha akset, kane qene prezent punonjës te policisë rrugore, me qellim lehtësimin e qarkullimit. Por me sa duket as ata nuk ja kane dale. Ky fakt ka sjelle nervozizmin e shofereve aq sa këta te fundit, janë detyruar qe te lëvizin edhe kundravajtje. Festa, me te tilla përmasa kane një kosto per te gjithë ata qytetare te tjerë qe jane indiferente ndaj festimeve, kosto jo vetëm psikologjike dhe ekonomike, por edhe shëndetësore, pasi te kërkosh shërbimin e ambulancës ne dite te tilla është mision i pamundur.

Recommended