Shqipëria prezanton paketën turistike në Berlin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do të dyfishojë numrin e turistëve të huaj për sezonin e ri turistik që pritet të hapet në muajin maj. Agjencia Kombëtare e Turizmit është prezantuar me paketën e saj në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. 18 operatorë turistikë, dyfish më shumë se një vit më parë, këtë vit sollën një imazh të ri të vendit tonë nën logon ?Europe?s last unturned stone? - ? Guri i fundit i pazbuluar i Europës?. ?Imazhi është tejet i përmirësuar dhe besojmë që interesi i shfaqur është shumë herë më i madh dhe besojmë gjithashtu që numri i turistëve këtë stinë do të ketë një rritje me dy shifra. Jam i bindur që duhet të bëjmë më shumë për imazhin e Shqipërisë, për të afruar sa më shumë turizëm nga vende si Gjermania, Sllovakia, Çekia, Italia, Franca, apo vende të tjera që kanë një numër të madh turistësh dhe kanë një potencial shumë të madh për tregun shqiptar?.
Recommended