Doshi: Analizë punës së qeverisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tom Doshi është bere protagonisti i mbledhjes se grupit parlamentar socialist. Takimi i përjavshëm i deputeteve socialiste, ka zgjatur pak minuta dhe i vetmi qe ka folur ka qene deputeti Doshi. Deputeti i Shkodrës ka kërkuar qe te behet nje analize per punën e qeverise. Se pari, analiza sipas tij është e nevojshme pasi kane kaluar 1 vit e gjysme qe prej ditës qe Edi Rama u be Kryeministër dhe se dyti edhe ne funksion te zgjedhjeve lokale. Sipas Doshit, ky është momenti i duhur per te marre ne shqyrtim punën e ministrave te kabinetit qeverisës. Megjithatë kërkesa e Doshit ka mbetur pa përgjigje pasi kryeministri Edi Rama nuk ishte pjese e mbledhjes se grupit e cila u drejtua nga kreu i grupit Gramoz Ruçi. Kjo nuk është hera e pare qe Doshi ngrihet kundër ministrave te qeverise; pasi ne korrikun e 2014 deputeti i Shkodrës nuk e fshehu pakenaqesine kundër Ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri; por kjo është hera e pare qe nje lëvizje e tille behet ne struktura e partisë. Është ende herët per te kuptuar nese kërkesat per analiza do te shndërrohen ne kërkesa per ndryshim te qeverise; edhe pse vete kryeministri Rama ua ka bere te qarte deputeteve se ministrat do t?i shkarkoje vetëm ne rast skandali.

Recommended