Largimi i Jabllanoviç, ndryshime në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, paralajmëron largimin nga qeveria te ministrit per Kthim dhe Minoritete, Aleksander Jabllanoviç. Shefi i qeverise deklaroi se shume shpejt do te kete ndryshime ne kabinet, pasi me deklaratën e tij Jabllanoviç ka fyer nënat gjakovare. Prej ditësh Mustafa ndodhet nen presion per shkarkimin e anetarit te qeverise dhe per te mërkurën lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar mbajtjen e nje tjetër proteste. ?Kjo çështje është stërmadhuar dhe politizuar shumë nga partitë politike për qëllimet e tyre të caktuara. Por pasi protestat dy herë jane përshkallëzuar dhe qytetarët kanë shprehur pakënaqësinë, kjo nuk do të ndikojë mirë as në raportet ndërmjet komunitetit shqiptar dhe serb dhe qëndrimi në ministri nuk do t?i bënte mirë as ministrit Jabllanoviç?, tha Mustafa gjatë një vizite në Rahovec. Diten e enjte ne kuvendin e Kosoves pritet te mbahet nje interpelance ku kryeministri do te flase per deklaraten e Jabllanoviç dhe zhvillimet qe pasuan ate.

Recommended