“Freedom House”: Shqipëria pjesërisht e lire, vlerësim reformave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga shume vende te tjera te botes, ku gjendja e lirisë ka shënuar rënie, Shqipëria mban pozicion të njëjtë me atë të një viti më parë, duke u renditur nder shtetet pjesërisht te lira. Ky është konkluzioni i Raportit te ?Freedom House?, i cili vëren se vendi ynë ka marre 3 pike, në një sistem vlerësimi me 7 të tilla, ku maksimumi i pikëve shënon mungesën e plotë të lirive. Dokumenti vlerëson përpjekjet e qeverise veçanërisht ne luftën kundër krimit te organizuar.?Qeveria e majte e kryeministrit Edi Rama siguroi në vitin 2014, statusin e vendit kandidat pas tre shtyrjeve të mëparshme. Ajo ka marre masa ndaj krimit të organizuar, ligjit të ri për lirinë e informacionit dhe ligjit për proceset e konsultimit për hartimin e legjislacionit dhe strategjive të rëndësishme për politikat. Por vendi vazhdoi të vuante pasojat e mosmarrëveshjeve politike, përfshirë bojkotimin e parlamentit nga opozita, mosndëshkimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe një trashëgimi emërimesh politike në postet e gjyqtarëve?.Raporti vlerëson me tej reformat pozitive te vendit, por qe jane ne hapat e pare.?Vendi ende po përpiqet të dalë nga ajo errësirë ku ishtr zhytur nën regjimin Hoxha. Prandaj mund t?u duhet pak më shumë kohë. Ai ka shënuar përparime të rëndësishme. Por një nga gjërat që kemi mësuar është se kur një vend anëtarësohet në BE, ka prirjen t?i respektojë standardet demokratike në mënyrë të qëndrueshme, kështu që ne shpresojmë që Shqipëria ta arrijë atë synim?.Edhe Kosova sipas raportit, gjendet ne te njëjtin nivel me vitin e shkuar si vend pjesërisht i lire, por eshte perfshire mes vendeve të konsideruara ?demokraci elektorale? falë zgjedhjeve relativisht të suksesshme të qershorit dhe marrëveshjes politike për qeverinë e koalicionit.

Recommended