Nafta, tjetër rënie në treg - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debatet publike nëse ka apo jo reflektim të uljes së çmimit të naftës të tregjeve të huaja, edhe në Shqipëri kanë bërë që çmimi i një litri karburant të ulet mesatarisht me 5 lekë për litër si për naftën dhe për benzinën. Kështu në tabelat e karburanteve të ditës së sotme çmimi i një litri naftë varion nga 155 në 160 lekë. Por pavarësisht ecurisë dhe trendit rënës, pyetja që ngrihet është: A është e mundur që kjo rënie të vijojë më tej? Ekspertët thonë se struktura e çmimit në tregun shqiptar ndryshon nga ajo e vendeve të tjera, çka e bën të pamundur reflektimin real. Alket Hyseni, ekspert ligjor në çështjet e hidrokarbureve thotë se konjuktura e tregut të karburanteve tek ne është ndryshe nga ajo e vendeve të mëdha. Sipas tij Shqipëria importon në vlera të vogla, gjë e cila rrit kostot për kompanitë. Për të një tjetër abuzim që bëhet në kurriz të firmave që tregojnë karburant janë edhe akuzat për situata dominuese ose siç njihen ndryshe oligopol. Debati nëse çmimi te ne nuk reflekton për shkak të marrëveshjes kartel mes firmave apo për shkak të përqindjes që zënë taksat te çmimi i një litri vazhdon. Këtë do ta mbyllë rezultati përfundimtar i hetimit të autoritetit të konkurrencës i cili do të tregojë nëse ka apo jo situatë oligopol mes kompanive të naftës.
Recommended