Aksion qytetar për naftën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet kane vendosur te pershkallezojne aksionin kundër qeverise ne lidhje me çmimin e naftës. Pas disa denoncimeve te përsëritura se qeveria mban përgjegjësi qe ulja e çmimit ne tregjet ndërkombëtare nuk eshte reflektuar ne Shqipëri, PD nëpërmjet deputetes Jorida Tabaku ka paralajmëruar aksion qytetar për të detyruar qeverinë të ulë çmimin e naftës për qytetarët. ?Ndryshe nga cilido vend i rajonit, qeveria aktuale është përgjegjëse për 60% të çmimit që ende nuk zbret në kufinjtë e normales. Sepse është po kaq shuma që ajo i merr cilitdo prej nesh në një litër karburant përmes rritjes së taksës së qarkullimit. Ne arrijmë shifrën rekord të 1000 lekë për litër taksa! Jemi i vetmi vend në rajon ku qeveria në mënyrë të hapur i ka shpallur luftë konsumatorëve dhe qytetarëve duke mbështetur përmes një pakete fiskale të gjithë oligarkët të cilët blejnë naftën më lirë jashtë duke e shitur atë më shtrenjtë tek qytetarët. Partia Demokratike do të vazhdojë ta denoncojë këtë fakt dhe do të ndërmarrë një aksion qytetar për të ushtruar presionin e saj ndaj qeverisë për të rishikuar rritjen e taksave dhe uljen e çmimit të karburanteve?.Sipas opozitës, shqiptaret shpenzojnë 10% nga të ardhurat për të paguar një litër karburant, ndërkohë që vende si Kroacia, Bullgaria, Sllovenia, Çekia, Polonia dhe Greqia nuk e kalojnë kufirin e 5% të të ardhurave për një litër karburant.