Dhjetëra fshatra pa energji, era e fortë ka rrëzuar shtyllat elektrike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qindra banorë të komunave të thella të Librazhdit vazhdojnë prej një jave të jenë të bllokuara nga dëbora. Ata po i kalojnë edhe mbrëmjet ne errësirë, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Administratori i OSHEE, Ardian Çela, shoqëruar nga një grup specialistësh, ka parë nga afër situatën ne disa prej fshatrave të këtij rrethi, ku janë rrëzuar dhjetëra shtylla nga moti i keq. Po ashtu, shumë komuna e fshatra të qarkut të Korçës prej 10 ditësh janë pa energji elektrike. Por moti i keq ka sjellë edhe probleme të tjera. Ne tre fshatra të Korçës, mësimi këtë të hënë nuk ka filluar normalisht, për shkak rrugëve të bllokuara . Situatë e vështirë paraqitet edhe për banorët e Kukësi. Ata kërkojnë që autoritetet të punojnë më shumë për stabilizimin e linjave të energjisë si dhe për pastrimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qytetin.

Recommended