Rriten kërkesat për sistemet e sigurisë në shtepi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendosja e një sistemi sigurie sot nuk përqendrohet vetëm ne ambientet e bizneseve. Vjedhjet apo grabitjet e ndodhura kane bere qe qytetaret te mendojnë për instalimin e nje sistemi sigurie edhe prane banesave te tyre. Sipas statistikave te Drejtorisë se Përgjithshme te Policise numri i vjedhjeve për vitin 2014 është me i ulet se ai i një viti me pare. Ndërkohë qe qytetaret sipas kompanive te sigurimit jane gjithnjë e me te interesuar për sistemet e sigurisë. Por a mundet qe nje qytetar ta blejë atë dhe ta instaloje vete si dhe cila është kostoja e nje sistemi sigurie ? Jorgji Qose, eshte banor i Laprakes i cili prej disa vitesh ka vendosur nje sistem alarmi ne banesën e tij. Por a kane te drejte qytetaret te instalojnë privatisht nje sistemi sigurie? Sipas policisë se shtetit është e drejte ekskluzive e çdo qytetari qe te siguroje ambientin e tij me nje sistem alarmi, por bazuar ne nje veprim ligjor: Te njoftoje komisariatin përkatës per vendosjen e tyre, për hapësirën qe mbulon dhe mënyrën e vendosjes. A është cenim i privatësisë se tjetrit ne raste kur rrezja e vëzhgimit prek pronën e fqinjit? Sipas policisë, deri ne momentin kur rrezja është jashtë perdes, pra kur nuk mund te vëzhgoje brendësinë e shtëpisë se tjetrit, nuk përben shkelje te ligjit. Kjo është tashme nje tendence qe me tepër se sa e tille, per qytetaret përben nje element me shume sigurie.

Recommended