Kurti, akuza Thaçit e Mustafës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së 18-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, hodhi akuza të rënda ndaj rivalëve politikë, aleatëve të qeverisë së re, Mustafa dhe Thaçi. Kurti paralajmëroi protesta, pasi sipas tij, ato kushtëzohen nga varfëria ekstreme e qytetarëve.Albin Kurti:?Objektivi për ta është i qartë, të rehabilitohet Kadri Veseli, Aleksander Jabllanoviqi dhe Hashim Thaçi që janë tre shefat e vërtet të Isa Mustafës që do të duhet të ishte formalisht shef i tyre. Këta tre shefa përfaqësojnë tre lloje të ndryshme të krimit. Krimin mafioz në shërbim të interesave të errëta të juaja që e ka bërë Kadri Veseli dhe organizata me të cilën PDK-ja e ka marrë pushtetin dhe e ka ndërtuar kapjen e shtetit pra SHIKUN. Krimi nacional shovinist i përfaqësuar nga Jabllanoviqi i cili selinë e vërtet e ka në Beograd prej nga u sajua lista serbe për një formacion çetnik. Me të tillë shefa Isa Mustafa e fillon punën si kryeministër me dosjet e korrupsioneve të trashëguara nga Prishtina por mund të mbarojë këtë punë me dosjen disa fish më të lartë të dosjeve të dyfishuar.?Kurti shtoi se LDK prishi marrëveshjen me bllokun opozitar vetëm për hir të lakmisë për pushtet. Sipas tij, Vetëvendosje nuk është për pazare politike.
Recommended