“Dancing” me Valeria Marini - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimi i aktorit te ri Amos Zaharia ne garën e ?Dancing with the Stars?, është përkthyer me largimin e Valer Kolnikaj mbrëmjen e te hënës. Dy personazhet pjesëmarrës se edicionit te peste te spektaklit te kërcimit ne Vizion Plus ishin me pak te votuarit si rezultat i pikëve te jurisë e publikut, e si te tille u përballen ne sfiden Dance Off. Njeri me xhajv e tjetri me fox trot. Por, per Valerin me shume se sa performanca qe pati, duket se publiku e penalizoi per batutat e tij lidhur me konkurrenten tjeter Tunen. Valeri nuk qe i vetmi i larguar i kësaj mbrëmje, pasi ne nisje te spektaklit u njoftua edhe mospjesëmarrja e bukuroshes nga Kosova, Diellza Kolgeci e cila per shkak te nje dëmtimi fizik u detyrua te heqe dore nga gara. Megjithatë produksioni, mund t?ju jape te larguarve nje tjetër shans ne puntatat ne vijim, duke i rikthyer ne gare përmes votomit te publikut. Sensualitet, joshje dhe performanca siç vetëm ajo di te japë. Valeria Marini e ftuara speciale e ?Dancing with the Stars Albania?, e beri mbrëmjen e te henes te veçante per kedo qe ndoqi Vizion Plus. Ylli i showbiz-it italian, u be pjese qe ne nisje te spektaklit, me gjykimin qe bashke me anetaret e tjere te jurise, i jepte personazheve pjesëmarrës, duke votuar dhe komentuar kërcimet e tyre. Edhe pse ishte hera e pare per te ne Tirane, duke pohuar surprizen e te qenit kaq popullore ketu, Marini premtoi nje takim te dyte me publikun shqiptar?