Mjekimi “falas” tek privati - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas prezantimit te paketës falas në shëndetësi nga qeveria, Partia Demokratike e konsideron këtë si një mashtrim të radhës. Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu thotë se paketat e mjekimit te privati nuk janë risi, pasi ato kanë ekzistuar edhe në qeverisjen e mëparshme, por sërish nuk janë zgjidhje për qytetarin dhe kanë kosto. Qeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një ?risi?, pak paketa mjekimi në disa institucione private. Kjo nuk është nje ?risi?, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializën, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Eshtë një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një ?risi?.Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, mbasi e anatemoi atë!! Shehu shtoi, se nuk respektohet e drejta e qyetarit për të zgjedhur shërbimin. Ka shumë sëmundje mjekimi i të cilave nuk përfshihet në këtë paketë dhe vlerat e pagesave për shërbimin që ofrohet janë përgjithësuese dhe jo specifike. Ai nënvizon se asgjë nuk është falas pasi paratë me te cilat subvencionohet kjo paketë vijnë nga taksat e qytetarëve.

Recommended