AKU, konferencë për sigurinë ushqimore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konsumatorët do te jene me te mbrojtur ne konsumin e ushqimeve. Krijimi i gjendjes civile per bagëtitë, ku çdo e dhënë do te futet ne sistem, do te beje qe kontrolli te ushtrohet qe ne gjeneze, dhe jo ne momentin e tregtimit te produkteve. Këtë e beri te ditur Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ne konferencën e pare te autoritetit kombëtar ushqimor, per ?Konsolidimin e sigurisë ushqimore?.Krijimi i ketij sistemi vertikal kontrolli do te mundësoj nje funksionim me te mire te te gjithë zinxhirit ushqimor deri ne tryezën e konsumatorit. Ministria e Bujqësisë do te kryej edhe nje reforme per shërbimin veterinar ku do te ketë nje bashkëpunim shtet-privat.

Recommended