Ministrat paraqesin reformat - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa viti 2014 po mbyllet, kryeministri Rama ka vënë përballë publikut thuajse të gjithë ministrat, në një ekspoze te reformave antikorrupsion. Te ndare ne dy panele, anëtaret e kabinetit kane sjelle punën e bere ne nje vit, posaçërisht atë që ka shërbyer në luftën kundër paligjshmërisë. I fundit qe foli, por i pari nga rëndësia e aksionit, ishte ministri i energjisë Gjiknuri. Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri i brendshëm Sajmir Tahiri, që risolli në vëmendje disa nga aksionet e mëdha të ndërmarra nga dikasteri i tij. Sfidë për qeverinë në luftën antikorrupsion mbetet drejtësia dhe financat, për të cilat ministrat përkatës sollën reformat e ndërmarra. Të gjithë ministrat në fakt teksa bënë përmbledhjen e punës, u treguan optimistë për rezultatet në terren. Këtë entuziazëm e shprehu më mirë me një batutën, Ministri i Mirëqenies Veliaj. Në takimin kundër korrupsionit folën edhe ministrat e tjerë, të cilët janë ndalur vec te tjerash edhe tek ndryshimet ligjore qe po hartojnë në kuadër të luftës antikorrupsion. Por në nisje të takimit, ishte ambasadori i osbe rauning qe u risolli në vëmendje ministrave faktin se ligjet nuk kanë vlerë në letër, nese nuk gjejnë zbatim në terren.