Fullani, sërish në Prokurori për vjedhjen e bankës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për te dytën here brenda nje jave ish-guvernatori i Bankës se Shqipërisë Ardian Fullani është paraqitur ne organin e akuzës. I shoqëruar nga dy avokatet tij Maks Haxhia dhe Ardian Visha, Fullani i është përgjigjur për rreth dy ore pyetjeve te prokurorit Ramadan Troci ne lidhje me vjedhjen e 713 milion lekeve ne degën e thesarit. Pasi ka dale nga organi i akuzës, ish guvernatori nuk ngurroi të deklaronte shkurtimisht pafajësinë e tij. Avokatet thanë se kane dorëzuar një memo me pretendimet e tyre ne lidhje me akuzat, te cilat sipas mbrojtësve nuk qëndrojnë. Ish-numri nje i Bankës se Shqipërisë akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre ne skandalin e vjedhjes se 713 milion lekeve nga thesari i bankës. Per këtë ngjarje prokuroria akuzoi 19 persona mes te cilëve edhe ish-guvernatorin si dhe ish kryeinspektoren Elivar Golemi. Por ndërsa për 15 te pandehur dosja u dërgua per gjykim. Hetimet janë ende te hapura per ish-guvernatorin Fullani për përgjegjësin e arkës stok dhe njëkohësisht autorin e vjedhjes Ardian Bitraj per punonjësen Mimoza Bruzia si dhe për nipin e Bitrajt Kleves Bejtja, i cili dyshohet se ka bere transportimin e parave. Ndërkohë ndaj ish-guvernatorin ka nisura paralelisht edhe nje tjetër hetim per abuzime me tendera pas kallëzimit te bere nga kontrolli i larte i shtetit