Studimi i Këshillit të Europës: Problem politika - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike duhet te qëndroje larg zgjedhjes se kryetarit dhe anëtareve te autoritetit te mediave audiovizive pasi vetëm kështu vendimet e këtij institucioni nuk do te paragjykohen nga operatoret televizive. Ky eshte konkluzioni i nje studimi te hartuar nga Këshilli i Europes per situatën ne autoritetin e mediave audiovizive deri ne tetorin e ketij viti.Kristina Irion thekson: ?procesi i nominimit për kryetarin e AMA-s, zëvendës kryetarin dhe anëtaret duhet te krijoje mbështetje per kandidate qe gëzojnë mbështetjen e te gjitha partive politike si dhe shoqërisë civile?Kërkesa per te zgjedhur ne krye te institucioneve, jo vetem te AMA por te gjithe institucioneve , persona me integritet eshte theksuar edhe nga ambasadori gjerman ne tiraneHellmut Hoffmann tha: ?Unë do te apeloja për te dy palët qe jo vetëm ne autoritetin e mediave por edhe ne institucione te tjera, partitë te gjejnë personalitetet e duhura . unë nuk jam naiv. E di se ka nje tradite këtu, nje rreth vicioz te shkarkimit dhe emërimit te njerëzve pas zgjedhjeve, por kjo shpresoj te marre fund?Rekomandimet e Këshillit te Europes jane pranuar nga partitë politike, edhe pse demokrati genc pollo dhe socialisti Alfred Peza nuk i kane fshehur diferencat ne qëndrimet ndaj këtij institucioniGenc Pollo tha: ?Qe prej krijimit te autoritetit ka pasur kritika per ndërhyrje politike por tani është hera e pare qe shumica e njerzve shohin qe AMA është kapur nga nje kartel mediatik pranë qeverise, me zgjedhjen e kryetarit te këtij institucioni?Alfred Peza tha: ?ligji i?u jep përgjegjësi e detyrime te barabarta paleve?Ndërkohë qe kryetari i AMA-s Gentian Sala ka paraqitur vizionin per institucionin qe drejtonGentian Sala thotë: Unë jam dakord me rekomandimin e Këshillit te Europes dhe rekomandimin per kalimin e disa kompetencave akepit si dhe per amendimin e nenit 15 te ligjit qe organigrama te mos varet me nga parlamentit Aktualisht ne autoritetin e medias audiovizve ka vetëm nje vend vakant qe i takon Partisë Demokratike e qe pritet te plotësohet kur opozita ti japë fund bojkotit

Recommended