Replika për shembjet e INUK - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka vijuar sërish me akuzat ndaj qeverisë për prishjet e ndërtimeve pa leje, që sipas tyre janë selektive. Duke iu referuar një rasti konkret, koordinatori për Ndihmë Ligjore dhe Denoncimet, Ervin Salianji ishte pranë familjes Kaziu në Tiranë. Sipas tij, shtëpia dykatëshe e kësaj familje edhe pse ishte me leje, u shemb nga fadromat e INUK-ut menjëherë dhe pa një lajmërim paraprak. ?Pabarazia dhe selektiviteti me të cilën i trajton para ligjit kjo qeveri qytetarët, është drithëruese. Qytetarët me të cilët jemi sot këtu, pronarët Kaziu, kanë pasur një pronë, që ndodhet pas nesh, e cila ka qenë e regjistruar si pronë në emër të tyre për dy kate. Gjithashtu kanë kartelën e pasurisë e cila vërteton që kjo tokë në të cilën ne ndodhemi sot është prona e tyre prej vitesh. Qeveria, Inspektorati Ndërtimor dhe Urbanistik, pa i lajmëruar, pa u sjellë asnjë shkresë paraprake dhe më pas duke mos u dhënë asnjë shpjegim, duke mos u lënë as kohë që të heqin orenditë e tyre shtëpiake, ua ka kthyer në pluhur e hi të gjithë investimin e jetës së tyre. I kërkojmë sot Inspektoratit Ndërtimor dhe Urbanistik ti japë shpresë dhe të kthejë përgjigje që qytetarët të kenë mundësi ta ndjekin në rrugë ligjore problemin e tyre që ti drejtohen gjykatës dhe të kërkojnë dëmshpërblim, ashtu siç e kërkon ligji. I kërkojmë Kryeministrit, që institucionet të cilat kanë për detyrë zbatimin e ligjit, të mos sillen si banda por të vijnë dhe t?i japin shkresë, të sillen si qytetarë dhe njerëz të përgjegjshëm para ligjit me qytetarët, pavarësisht se ata janë të varfër, pavarësisht se janë të pamundur, pavarësisht se ata mund të jenë kundërshtarët e tij politik apo mund të jenë njerëz të cilët Kryeministri nuk i sheh me sy të mire?.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Rama. Në kundërpërgjigje të akuzave te Partisë Demokratike në lidhje me aksionin e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, me anë të një statusi në rrjete sociale, kreu i qeverise nënvizon:?Me mbështetje gjithnjë e me te madhe qytetare vijon përditë operacioni i shkuljes se çibanëve nga trupi i Tiranes?Partia Demokratike i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të denoncojnë aktet e paligjshme dhe arbitrare të INUK.