Rama: Bisedë e vështirë me Vuçiç për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, nuk zbuloi shumë detaje nga biseda koke me koke që pati me homologun Vuçiç në Beograd në ditën e parë të vizitës në Serbi dhe duke iu përmbajtur edhe protokollit në të tilla raste, konfirmoi vështirësinë e dialogimit me kreun e qeverisë serbe. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shqiptarë që e shoqërojnë, shefi i ekzekutivit shqiptar u ndal edhe tek ajo që serbët e cilësuan provokim të tijin në mes të Beogradit. Kryeministri Rama tregoi se ishte i shqetësuar për saktësinë në përkthim, pasi sipas tij çdo fjalë në këto raste ka një peshë të veçantë. Por duke e nënkuptuar këtë moment te tejkaluar, Rama ka zgjedhur ta mbyllë bisedën me gazetarët me një batutë për Kosovën.

Recommended