Numri i ri i revistës Living në treg - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E kthyer tashmë në një markë për mënyrën se si ta bëjmë jetën tonë më të bukur, revista Living vijon të mbetet unike ne tregun e revistave ?Made in Albania?. Numri i ri i revistës vjeshtë 2014, sapo është hedhur në treg, me një material voluminoz, i cili i kushtohet temave të ndryshme qe nga mëmësia, ushqimi i mirë, arredimi, moda e deri tek sugjerimet pikante për festat e Nëntorit. Por krahas materialit të shumtë që gjendet brenda faqeve të revistës, si gjithmonë stafi i Living sjell në kopertinë personazhe të veçantë. Këtë herë faqja e parë e revistës i është kushtuar një rrëfimi ekskluziv të gazetares Fjodora Fjora mbi zgjedhjen e saj për të qenë një nënë single. Por, bashkë me Fjorën, ky numër ka një kopertinë të dyte, duke sjellë imazhe nga sfilata e stilistes së njohur shqiptare në javën e Modë në Paris, Ema Savahl. Çdo shkrim, përfshi këtu edhe fotografitë mjeshtërore janë një prodhim i realizuar enkas për Living, duke evituar materialet që rëndom gjenden online. Revista si gjithmonë vjen në paketë me kanalin Living të platformës Tring dhe ëebsite-n po me të njëjtin emër living.al Edhe ky numër i revistës Living si çdo tjetër që hidhet në treg sjell kupona me dhurata për këdo që zgjedh ta blejë, ulje që vijnë nga qendra tregtare ETC dhe nga markat e njohura Pierre Cardin dhe Lirac.

Recommended