Bypass Show: Një vështrim satirik për ndeshjen në Beograd - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ashtu siç pritej ngritja e famujve neper stadiume me simbolet e ekipeve u kthye ne mode. Përtej çdo note nacionaliste apo shoviniste moda e ngritjes se mjeteve qe fluturojnë dhe qe janë lodra për fëmije me pankarta apo banderola ka prekur edhe Gjermaninë, Italinë dhe shume shtete evropiane. E gjitha kjo erdhi pas nje eksperimenti te bere ne nje ndeshje per eliminatoret e evropianit te 2016 te luajtur ne nje stadium te evropes ne Beograd. Ne emisionin Bypass Show te kësaj mbrëmje, ky eksperiment i bere nga drejtuesit e bashkimit evropian do te zërë pjesën me te madhe te minutazhit. Te lodhur me çdo lloj analize nacionaliste, edhe pse ajo është pjesa kryesore, përveç futbollit ne ketë ngjarje thelbi është po ai I shume shekujve I mishëruar ne përrallat për fëmije, ujku i thotë qengjit .. tani qe ma turbullove ujin ku unë pija përgatitu te te ha. Nuk jemi patjetër qengja por nje jave me pare kësaj ngjarje, ne u sollëm si te tille me pëllumbat e Danimarkës ne zemër te Shqipërisë dhe morëm kritika nga UEFA se perse u sollëm kaq bute me danezet vikingë me brirë ne balle. E trajtuar ne te gjitha rrafshet kjo ngjarje ne Bypass do te na japë edhe emrin e vërtete te atij qe futi minikopterin lodër ne stadium. Dhe zbulohet se ka qene ppo ai qe futi edhe kalin ne troje nderkohe qe emri nuk behet I ditur nga autoritetet serbe. Kete ata e mbajnë sekret per shkak edhe ten je debate shume te madh qe po gëlon ne Shqipëri keto dite per përgjimet. Pa menduar se po zbulohet ndonjë sekret , ne studiot e bypass SHOW-t ka ardhur nje dëshmi e rralle e nje personi qe hedh poshtë shume dilema per disa vrasje te mëdha te ketij shekulli, ndërkohë qe debate per përgjimet vazhdon.
Recommended