Vizita e Ramës në Beograd, në “Bypass show” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak dite para vizitës se shtyre ne Beograd prej palës serbe, kryeministri Rama ka ndaluar ne televizionin tone Vizion Plus per te na bere te ditur arsyen e shumëpërfolur se perse ai duhet te shkonte atje. Ndërkohë qe gjithë opinioni u nda me dysh ne pro dhe kundër vizitës, emisioni ?Bypass Show? zbuloi ne fakt te vërteten e kësaj vizite. Duke qene se Merkeli e ka caktuar kryeministrin tone si lider te Ballkanit ne proceset e përbashkëta integruese ne strukturat evropiane, atëherë Rama shkon balle lart ne Serbi bashke me një certifikate pronësie te trojeve serbe. Duke qene se ndryshimi i kufijve është vetëm makthi serb dhe jo yni, zoti Rama duke qene se i ka edhe ne programin e tij politik legalizimet falas, ka marre me vete edhe legalizimin falas te serbeve. Me këtë certifikate ne dore dhe retoriken se ne nuk jemi per Shqipërinë e madhe, dhe nuk jemi ne ata qe duam ndryshime kufijsh Rama do t?i qetësoje serbet se mund te rrinë ne ato troje qe kane madje po vij edhe tua legalizoj. ?Bypassi? zbuloi pas kësaj edhe nje projekt afatgjate te UEFA-s ne bashkëpunim me Evropën. Ringjalljen e te gjitha konflikteve te fashitura nder vite. Dhe per këtë do te shërbeje futbolli. Pas Shqipëri-Serbi do te kemi përplasjet Spanje-Gjibraltar, Armeni - Azerbaixhan, Turqi - Kurdiskan, Izrael - Palestine e kështu me radhe. Qëllimi i UEFA-s do te jete ky? një fushe e minuar mund te pastrohet vetëm duke u shpërthyer dhe jo ndryshe?..Pjesa e mbetur e emisionit ?Bypass? do t?i kushtohet tërësisht muzikës dhe teksteve te këngëve te reja qe po bastardojnë jo vetëm muzikën, por edhe kulturën e përgjithshme ne Shqipëri. Ne mbrëmje ne orën 20:00 sot??

Recommended