Fier, të sëmuret mendorë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të sëmurët mendore po kthehen në shqetësim për komunitetin ne Fier. Katër raste dhune janë shënuar gjatë kësaj periudhe, me protagoniste këta persona. Në dy prej tyre janë goditur deri edhe fëmijë, ndërsa policia e prokuroria nuk kane ngritur, pasi ata nuk ngarkohen me përgjegjësi penale. Rasti më i fundit është regjistruar sot. Një adoleshent 17-vjeçar është dhunuar deri dhe në rrezik për jetën nga Mariglen Sulaj, banor i kësaj lagjeje. Babai i te miturit është përpjekur të denoncoje në prokurori dhunën e vazhdueshme. Por burime nga organi i akuzës kanë pohuar se dosja ndaj agresorit është pushuar për shkak se ai rezulton te jete i sëmurë mendor. Këto raste nga ana tjetër ndiqen prej shërbimit social shtetëror. Sipas ligjit kjo kategori njerëzish qëndron pranë familjeve duke qene të pajisur edhe me kujdestare. Janë këta të fundit që duhet të përgjigjen për sjelljen e shtetasve me te tilla probleme.