Shqipëria sfidon Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria do te përballet sonte ne orën 20:45 ne stadiumin ?Partizan? te Beogradit kundër vendasve te Serbisë ne takimin e trete te grupit i te vlefshëm për eliminatoret e evropianit Francë 2016 . Pas 4 pikëve ne dy takime kuqezinjtë kane te drejte te shpresojnë se nje rezultat pozitiv do ti mbaje ata përsëri ne vend te pare edhe pse përballja e Beogradit nuk është aspak e lehte jo vetëm per forcën e kundërshtarit nje nga skuadrat me te mira te grupit por edhe rendësin qe mban kjo përballje ne historinë e dy vendeve .ne kampin kuqezi ka nota optimiste dhe kjo u duk edhe ne konferencën per shtyp te teknikut De Biasi i cili theksoi se Shqipëria nuk është me ? hirushja e vogël? e grupit dhe se kuqezinjtë kane ardhur ne Beograd per te marre rezultatin me te mire pra tre piket . Persë i përket formacionit edhe pse nuk është bere i ditur trajneri italian pritet te hedh ne fushe te njëjtin formacion si me Danimarkën ne nje skeme 4-5 -1. Ndërkohe sipas medias serbe ngrihet pikëpyetja nëse kjo sfide po luhet ndaj Shqipërisë apo Kosovës ku ne nje hulumtim te sajin faqja Alo.Rs ka shkruar se per dy takimet e tetorit xhani De Biasi ka grumbulluar plot 13 lojtare me origjine nga Kosova . Presa i përket tifozerise, deklarohet se 100 tifozë nga Kosova e kane kaluar kufirin ndërsa ne nje vend te veçante ne stadiumin Partizan pritet te kenë edhe tifozët serb nga Kosova veriore te cilët siç raportohet jane 1500 vete. Ne historinë e përtalljeve Shqipëria nuk eshte ndeshur asnjëherë me Serbinë, ndërsa me Jugosllavinë nuk ka fituar asnjëherë duke numëruar 1 barazim dhe 5 humbje ne nje golavarazh te pergjithshshem 4 te shënuar dhe 13 te pësuar.

Recommended