Basha, akuza Ramës për “Frrokun” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Rama si përgjegjës per publikimin e identitetit te dëshmitarit kryesor ne gjyqin e Arben Frrokut. Ne nje komunikim me mediat, Basha ka theksuar se dorëzimi i dëshmitarit te mbrojtur nga drejtësia, është dorëzimi i çdo garancie te shtetit kundrejt qytetareve, duke i kërkuar organit te akuzës te zbardhe këtë skandal. Ndërkaq Basha është shprehur për here te pare pas apelit te Kryeministrit Rama per garancitë qe opozita kërkon ne mënyrë qe te rikthehet ne parlament. Dy dite me pare kryeministri Rama ne përfundim te tryezës se dialogut te nivelit te larte, premtoi te zbatoje çdo kërkese te arsyeshme te opozitës per te rikthyer normalitetin ne parlament.

Recommended