Nëna “kërcënon” fëmijët, që INUK të mos i shembë shtëpinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa INUK vijonte me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Linit në Pogradec kjo një nënë me fëmijët e saj është ngujuar në banesën që pitet të shkatërrohet. Dituri Bashalli e mbyllur në një prej dhomave të banesës një katëshe bashkë me fëmijët e saj kërcënon me thikë se do t?i vrasë ata nëse godina do të prishet.Situata nuk ka qenë e lehtë për inspektorët e INUK të cilët janë munduar të sqarojnë bashkëshortin e saj se pavarësisht vështirësive ekonomike të tyre banesa do të prishet pasi është e jashtëligjshme. U desh ndërhyrja e efektiveve të policisë dhe e një psikologeje që ta bindnin gruan të dilte nga dhoma pa cenuar jetën e fëmijëve. Ndërkohë që fadroma e INUK vijoji me prishjen e shtëpisë. Deri tani INUK ka arritur të rrëzojë mbi 20 objekte të ngritura këto vite jashtë kritereve ligjore dhe pa asnjë leje ndërtimi. Për prishjen e tyre në mbështetje të INUK janë bashkuar edhe forcat e ndërhyrjes së shpejt.

Recommended